Superiore/ Ky është formacioni & trajneri më i spikatur i javës së 4-t

Pas përfundimit të javës së 4-t të kampionatit “Abissnet Superiore”, trajnerët e ekipeve kombëtare kanë bërë përzgjedhjen e 11-shes më të spikatur të kësaj jave sipas formacionit 3-4-3 si edhe trajnerit më të mirë.

Spikati në portë këtë javë gardiani i AF Elbasanit, Martin Janacek.

Treshja e mbrojtjes përbëhet nga Arbenit Xhemajli i Egnatias, Dajan Shehi i Vorës dhe Aurel Marku i Bylisit.

Në mesfushë spikatën Kristi Qose i Elbasanit, Mccarthy Ofori i skuadrës së Bylisit, Esat Mala i Vllaznisë dhe Irgi Kasalla i Vorës.

Sakaq, vija e sulmit përbëhet nga dy sulmues të Egnatias, Alessandro Albanese dhe Nikola Buric. Treshen e sulmit e plotëson Fatjon Bunjaku i Elbasanit.

Trajneri i javës është përzgjedhur tekniku i Elbasanit, Ivan Gvozdenović.

Formacioni Superiore
 

© BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×