Shkodër/ Kryen parakalime të rrezikshme në aksin Shkodër-Hani i Hotit, gjobiten pesë drejtues automjetesh

Shërbimet e Policisë Rrugore kanë intensifikuar kontrollet dhe monitorimin e lëvizjes së automjeteve, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore dhe menaxhimin e trafikut.

Si pasojë në akset rrugore “Shkodër-Hani i Hotit” dhe “Shkodër-Lezhë  janë konstatuar pesë drejtues automjetesh duke kryer parakalime të rrezikshme.

Këta drejtues automjetesh, janë ndëshkuar me masë administrative nga 5 000 deri në 12 000 lekë.

Njoftim i Policisë:

Si rezultat i monitorimeve të pandërprera në akset rrugore, duke përdorur edhe dronë, janë konstatuar shkelje të rregullave të qarkullimit, të cilat përbëjnë burim të lartë rreziku për përfshirje në ngjarje rrugore.

Gjatë monitorimit me dron, në akset rrugore “Shkodër-Hani i Hotit” dhe “Shkodër-Lezhë”, u konstatuan 5 drejtues automjetesh duke kryer parakalime të rrezikshme. Këta drejtues automjetesh u ndëshkuan me masa administrative që variojnë nga 5 000 deri në 12 000 lekë.

Policia Rrugore e Shkodrës apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor,  të mos kryejnë parakalime të gabuara, të mos përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit dhe të mos drejtojnë mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur.

Ftojmë qytetarët që të denoncojnë në numrin pa pagesë 112, çdo shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

© BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×