Nënkryetari i Këshillit Bashkiak Tiranë, Dorian Teliti nëpërmjet një reagimi në rrjetin social Facebook ka reaguar për mbledhjen e Këshillit Bashkiak që do të zhvillohet nesër më 23 shtator për shkarkimin e Erion Veliajt nga detyra.
Ai u shpreh se Këshilli Bashkiak duhet të mblidhet urgjentisht sot dhe për të garantuar që procedura e shkarkimit të Erion Veliajt të zhvillohet në përputhje me ligjin.
Teliti theksoi se çdo shkelje/devijim nga rregullat ligjore do të rëndojë mbi qytetarët e Tiranës me faturë dëmshpërblimi prej qindra mijëra eurosh si pasojë e shkeljeve proceduriale.
Sipas tij, shkarkimi i Veliajt duhet të ndodhë sa më shpejt, por gjithmonë duke respektuar procedurën ligjore.
Postimi i Dorian Telitit:
© BalkanWeb