Kaosi te Ferrari, Hamilton injoroi urdhrin për t’i hapur rrugë Leclerc

Në Baku, gjatë një tjetër fundjave të zymtë për Ferrarin, pati sërish momente tensioni, edhe pse jo direkt, mes dy pilotëve, për shkak të vendimit të Luis Hamiltonit për të mos zbatuar urdhrin e skuadrës, duke mos ia kthyer pozicionin Sharl Lëklerkut.

Gjithçka nisi në mesin e garës, kur Lëklerk, i cili ndodhej në vendin e tetë pa ndonjë mundësi reale për të kapur vendin e shtatë, mori udhëzim nga bokset që ta linte Hamiltonin të kalonte për të parë nëse shtatë herë kampioni i botës mund të kalonte pilotin e Racing Bulls, Liam Louson. Lëklerk e lejoi Hamiltonin të kalonte në kthesën 1, por u bë shpejt e qartë se as ai nuk kishte ritmin për ta arritur Louson. Inxhinieri i Lëklerkut, Brajan Boci, e informoi:

“Nëse Luis nuk arrin të parakalojë, në fund të xhiros do të ndërroheni në vijën e drejtë finale”. Megjithatë, xhirot kaluan dhe ky shkëmbim vendesh nuk ndodhi, edhe pse Boci vazhdoi ta siguronte Lëklerkun: “Luis do të të lërë të kalosh”. Edhe inxhinieri i Hamiltonit, Rikardo Adami, ia kujtoi britanikut: “Luis, mund ta lejosh Sharlin të kalojë, është shumë afër teje. Kjo është xhiroja e fundit, Haxhar është larg pas jush, lëshoje…”.

Por, Hamilton ngadalësoi vetëm disa metra para flamurit me kuadratë, por ishte shumë vonë dhe Lëklerc nuk arriti ta rimerrte vendin e tetë, duke përfunduar në të nëntin. Pas garës, Lëklerk nuk e fshehu zhgënjimin. Kjo ishte përgjigjja e tij në radio: “Po flasim për vendin e tetë, asgjë më shumë. Ai mund të jetë i lumtur, por për mua është një vendim i marrë dhe i padrejtë”. Më vonë, me një ton më të qetë, shtoi: “Nuk është fundi i botës. Flasim për një vend të tetë dhe të nëntë,. Më shumë do të reflektoj mbi performancën e dobët që patëm këtë fundjavë”, u shpreh Lëklerk.

© BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×