Mesfushori i njohur, Casemiro ka dhënë mendimin e tij së fundmi sa i takon fituesit të “Topit të Artë”. Casemiro u shpreh se këtë trofe individual e meriton Momo Salah.
“Për mua, Topi i Artë duhet t’i shkojë Momo Salahut. Ai ishte lojtari më i mirë. Shënoi shumë, dhuroi shumë asiste. Lojtari më i qëndrueshëm vitin e kaluar ishte Salahu”.
Lojtari i Manchester United sigurisht që nuk përmendi askënd që mund të konsiderohej surprizë, duke pasur parasysh sezonin e jashtëzakonshëm të Salahut me Liverpoolin, megjithëse në Angli dhe Brazil në veçanti, u habitën nga fakti që nuk përmendi shokun e tij të ekipit kombëtar Raphinha, apo edhe favoritët e mëdhenj, Ousmane Dembélé dhe Lamine Yamal.
© BalkanWeb