Analisti Fatos Lubonja, i ftuar në emisionin Log. në News24, duke hequr paralele me konservatorizimin në Amerikë me atë në Shqipëri, u shpreh se në vendin tonë është i shtirur, pasi PD që pretendon se është konservatore, deri dje ishte liberale.
Lubonja ngriti pyetjen: A kemi ne problemet që ka Amerika, ato që përfaqëson Kirk, bie fjala me të zinjtë apo abortet? Analisti shpjegoi se nuk mund të hiqen paralele mes SHBA-së dhe Shqipërisë.
Fatos Lubonja: “Mendoj se nëpërmjet kësaj ngjarje duhet të kuptojmë më mirë Amerikën. Martin Luterkingu i bashkonte, Charlie Kirk i ndante amerikanët mund të merret si i mirëqenë, por thelbi i ndryshimit është ideologjia dhe vizioni që kanë përfaqësuar për botën. Martin Luterkingu kërkonte të integronte amerikanët, duke futur edhe të zinjtë, dhe pati një lloj sukses edhe pse u vra. Ndërsa Charlie Kirk kërkoi një lloj bashkimi, por ai përfaqësoi konservatorizmin edhe në pikëpamje fetare.
Cili ishte diskursi i tij? Së pari, jam kundër vrasje si mjet politik. Ata që gëzojnë me eliminimin e tij tregojnë papjekurinë e tyre. Kirk përqendrohej në disa gjëra. Së pari, ishte kundër të zinjve. Së dyti, ishte kundër abortit. E treta, ishte pro familjes tradicione dhe kundër martesave së homoseksualëve. Ky ka qenë polarizimi. Problemi qëndron a kemi ne problemet që ka Amerika, ato që përfaqëson Kirk, bie fjala me të zinjtë apo abortet? Këtu kemi një konservatorizëm të shtirur, sidomos nga PD, që deri dje ka qenë liberale.”
© BalkanWeb