Shpenzimet e fushatës së 11 majit, KQZ kompenson 4 parti të reja. Ja sa përfitojnë Mundësia, Lëvizja Bashkë e Shqipëria Bëhet

BIRN

Në mbledhjen e kësaj të hëne, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi miratoi vendimin për të kompensuar financiarisht Lëvizjen Bashkë, Lëvizjen Shqipëria Bëhet, Partinë Mundësia dhe Partinë Koalicioni Euroatlantik.

Këto katër forca politike arritën të përfitonin kompensim financiar pasi morën mbi 1% të votave të vlefshme dhe, në bazë të peshës së tyre politike, kanë përfituar fondet si më poshtë:

“Fondi i vënë në dispozicion nga buxheti i shtetit për financimin e fushatës zgjedhore të partive politike pjesëmarrëse në zgjedhjet e datës 11 maj 2025 ishte 150 milionë lekë,” shkruhet në vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Referuar nenit 88, pika 2, të Kodit Zgjedhor, pjesëtimi i fondit të përgjithshëm të miratuar me numrin total të votave të vlefshme të grumbulluara nga partitë politike pjesëmarrëse në zgjedhje, që kanë marrë jo më pak se 1% të votave të vlefshme në shkallë vendi, sjell si rezultat vlerën në para të një vote të vlefshme të barabartë me 94 lekë.

Në këtë mënyrë u bë edhe përllogaritja e kompensimit financiar për subjektet politike që garuan për herë të parë në zgjedhje.

Ndërkohë, nga fondi i vënë në dispozicion për financimin e fushatës zgjedhore kanë përfituar edhe subjektet e tjera garuese, ku Partia Socialiste, e cila arriti edhe të fitonte, ka marrë pjesën më të madhe.

Nga ana tjetër, sipas ligjit, forcat e tjera garuese që nuk arritën të merrnin 1% të votave të vlefshme nuk përfitojnë fonde si kompensim financiar për zhvillimin e fushatës elektorale.

Lëvizja Bashkë, me 1.53% të votave, përfiton 2,307,418 lekë kompensim financiar nga buxheti i shtetit;

Lëvizja Shqipëria Bëhet, me 2.58%, përfiton 3,884,362 lekë;

Partia Mundësia, me 3.05%, përfiton 4,601,488 lekë;

Partia Koalicioni Euroatlantik, me 1.30%, përfiton 1,963,190 lekë.

Po në këtë mbledhje u përcaktua edhe vlera për një votë, e cila sipas KQZ-së kushton 94 lekë.

© BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×