Parashikimi i motit për sot, 23 shtator 2025

Vendi ynë përgjatë gjithë 24-orëshit pritet të jetë nën dominimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike në të gjithë territorin duke bërë që pjesa e parë e ditës, në një pjesë të mirë të Shqipërisë të sjellë mbizotërim të intervaleve me kthjellime. Ndërsa pas – mesdite parashikohet që vranësirat të shpeshtohen në të gjithë vendin ku më të fokusuara do të jenë në zonat përgjatë kufirit Lindor duke lënë pjesën të territorit nën dominimin e motit të kthjellët.

Temperaturat e ajrit do të ulen lehtë në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 10°C vlera minimale deri në 33°C vlera maksimale.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi mbi 40 km/h nga drejtimi Jugor; për pasojë në brigjet e Adriatikut dhe Jonit do të gjenerohet dallgëzim 2 – 3 ballë.

© BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×