“Anëtarësimi në BE s’do të thotë përfundim i procesit të legalizimeve, avokati Zhllima: Qytetarët duhet të ndjekin vetë proceset

Avokati Gylsen Zhllima ishte i ftuar këtë mëngjes në emisionin “Koha për t’u zgjuar” në News24, ku foli mbi çështjen e legalizimeve dhe nevojën për ndërgjegjësim qytetar.

Zhllima theksoi se tani është koha që qytetarët të mos qëndrojnë pasivë, por të marrin përgjegjësi dhe të reagojnë kundër mashtrimeve të atyre që kanë përfituar votat e tyre pa mbajtur premtimet. “Është momenti që qytetarët të veprojnë e të ndëshkojnë ata që i kanë mashtruar. Duhet të marrin fatin në dorë,” u shpreh ai.

Duke komentuar procesin e legalizimeve dhe aspiratat e vendit për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian, avokati vuri në dukje se edhe në disa shtete të BE-së, proceset e legalizimit të pronave nuk janë ende të përfunduara. “Anëtarësimi në BE nuk do të thotë që gjithçka është e zgjidhur. Legalizimet kërkojnë vëmendje të veçantë,” tha ai.

Zhllima nënvizoi se qytetarët nuk duhet të presin gjithçka nga shteti, por të kërkojnë informacion dhe të ndjekin vetë proceset pranë institucioneve përkatëse. “Ka institucione që mund të ndihmojnë, por qytetarët duhet të jenë aktivë dhe të interesohen për zonën dhe aplikimin e tyre,” përfundoi ai.

© BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×