Një 25-vjeçar I IDENTIFIKUAR SI Brandi Kasmi është vënë në pranga nga policia e Tiranës pasi kishte hapur në rrjetet sociale llogari false të një 23-vjeçareje.
Blutë sqaropjnë se i riu shpërndante në këto profile foto dhe video të 23-vjeçares dhe e kanoste që t’i jepte para.
Në 2 celularët që iu sekuestruan të arrestuarit, u gjetën edhe aktive llogaritë false në rrjete sociale.
Njoftimi:
Menjëherë pas kallëzimit të një 23-vjeçareje, se një shtetas i kishte vjedhur kredencialet e llogarisë së saj në rrjete sociale dhe kishte hapur llogari të tjera false, me fotot/videot e saj, nga të cilat e kanoste për t’i dhënë para, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Kibernetike, në bashkëpunim me specialistët e Forcës së Posaçme Operacionale, nisën punën për zbardhjen e autorësisë.
Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe operacionale, të kryera në kuadër të operacionit “The ghost”, u identifikua dhe u vu në pranga autori i dyshuar, shtetasi B. K., 25 vjeç, banues në Burrel.
Në 2 celularët që iu sekuestruan të arrestuarit, u gjetën aktive llogaritë false në rrjete sociale.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
© BalkanWeb