Në një nga rrugët përg jatë lumit Mersej në Liverpul, përballë katër statujave të grupit legjendar Beatles (Bitëlls) ndodhet një klub ku qëndrojnë tifozët e Liverpulit.
Në fazën e tij mbizotërojnë dy murale, njëra ku shfaqet Jurgen Klop me Champions-in e vitit 2019 dhe një tjetër me Rafa Benitezin dhe Stivën Xherrard fitues të Ligës së Kampioneve në vitin 2004. Benitez ka lindur në Madrid, por Liverpuli është kthyer në shtëpinë e tij të dytë, atje ku edhe ka dhënë një intervistë për gazetën spanjolle “AS”, për të cilën ka analizuar finalen e madhe të 28 majit mes Liverpulit dhe Realit të Madridit.
Çfarë ka të veçantë Liverpuli që vazhdoni të jetoni këtu?
Është një marrëdhënie dashurie. Pastaj kujtoj se te Liverpuli mbërrita në një moment të jashtëzakonshëm profesional, ku fituam dhe Ligën e Kampioneve. Vajzat e mia janë rritur këtu, sepse familja ndihet shumë mirë këtu, njerëzit të duan e të respektojnë.
Liverpul-Real Madrid, çfarë finaleje do të shohim?
Unë supozoj diçka të ngjashme me atë që kemi parë në trajektoren e dy skuadrave. Një Real Madrid që ka reaguar në momentet kyçe për t’u kualifikuar duke përfituar nga cilësia e lojtarëve të tij dhe një Liverpul agresiv, dominues, që do të dëshirojë të imponojë cilësinë e tij në intensitet që në fillim.
Nëse do t’ju duhej të përgatiteshit për këtë finale, cilat virtyte do t’ju shqetësonin më shumë për kundërshtarin tuaj?
Liverpuli është një skuadër e kompletuar, me cilësi dhe shpejtësi në krye, tani ata janë në gjendje të mbajnë topin më gjatë për shkak të epërsisë që tregojnë në shumicën e ndeshjeve, por janë ende të rrezikshëm edhe në kundërsulm.
Po Reali i Madridit?
Reali mbështetet në përvojën e mesfushës së vet, si dhe në lëvizjet e Benzemasë, së bashku me Viniciusin. Për mua është e qartë se Benzema, Vinicius dhe Rodrigo do të jenë lojtarët që duhet të shqetësojnë Klopin.
Benzema, Salah, Modriç, Mane… një finale edhe individualitetesh…
Lojtarët janë ata që bëjnë diferencën në fushë, por trajnerët janë gjithashtu të rëndësishëm, pasi mbi ata rëndon pesha e të zgjedhurit të formacionit më të mirë.
Përgatiti: LEDJO SEFERKOLLI – Arena e Lajmit

Loading…