U plagos me thikë nga mjeku në spitalin “Shefqet Ndroqi”, ja si paraqitet gjendja e infermierit

Një ngjarje e rëndë është shënuar paraditen e sotme në ambjentet e spitalit shtetëror Shefqet Ndroqi.  Infermieri Mikel Osmani ka mbetur i plagosur me thikë pas një debati me kolegun e tij, Dashamir Çajka me detyre laborant radiolog.

Burime nga policia thanë se i plagosuri ndodhet në kujdesin e bluzave të bardha, ndërsa është shpallur në kërkim Dashamir Çajka. Nga Hetimet paraprake dyshohet se përplasja mes dy punonjësve të spitalit ka ndodhur për motive të dobëta.

Dashamir Çajka eshte mjek raduiolog ne Sanatorium dhe president i ekipit te peshengritjes te Kamzes. Ai ka pasur edhe me parë probleme me ligjin, ka pasur një perplasje me Presidentin e Federatës se Peshëngritjes Elez Gjoza.

© BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×