Birra Tirana – Traditë shqiptare, standard europian!

PRODHIMI EUROPIAN SJELL ÇMIM MË TË ULËT PËR KONSUMATORIN SHQIPTAR

Birra Tirana, marka ikonë e birrës tradicionale te kryeqytetit, vjen këtë sezon me një risi të rëndësishme për konsumatorin vendas: prodhimi i saj tashmë realizohet edhe në një fabrikë moderne spanjolle, duke garantuar standardet më të larta europiane të cilësisë dhe sigurisë ushqimore.

Lajmi më i mirë për konsumatorin është se, falë këtij procesi të ri prodhimi, Birra Tirana në kanaçe 0.5 litra me imazhin e ri del në treg me një çmim më të ulët, pa ndryshuar asgjë nga shija tradicionale që e ka bërë të dashur prej dekadash.

“Birra Tirana mbetet një produkt krenarisht shqiptar, me recetën origjinale që nuk ka ndryshuar. Ajo që kemi shtuar është garancia ndërkombëtare e prodhimit në një nga fabrikat më të certifikuara të Spanjës. Kjo na ka mundësuar edhe uljen e çmimit për konsumatorin shqiptar,” – deklaron kompania.

Ky hap e pozicionon Birrën Tirana si një markë që kombinon trashëgiminë shqiptare me standardet më të mira të Bashkimit Europian, duke ofruar një birrë të besueshme, cilësore dhe më të përballueshme për çdo konsumator.

© BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×