I dyshuar se i hodhi eksplozivin biznesmenit në Durrës, kush është 31-vjeçari nga Burreli (Emri)

Durres 3

Një 31-vjeçar nga Burreli dyshohet si autor i vendosjes së eksplozivit biznesit të 58-vjeçarit Shaban Aga në zonën e Kënetës në Durrës.

Sipas policisë, në fasadën e dyqanit të shtetasit Shaban Aga, 58 vjeç, dyshohet se shtetasi Dardan Kadiu, 31 vjec, banues në Burrel, në bashkëpunim me persona të tjerë ende të paidentifikuar, kanë hedhur një sasi të vogël lëndë plasëse, duke shkaktuar vetëm dëme materiale.

Dyshohet se ngjarja ka ndodhur si pasojë e një konflikti të mëparshëm mes shtetasit Shaban Aga dhe Dardan Kadiu, teksa 31-vjeçari është shpallur në kërkim.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë, po punojnë për dokumentimin ligjor të autorësisë së kësaj ngjarjeje.

 

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×