Luan Bregasi voton pro shkarkimit të Erion Veliajt: Nuk duhet menduar si gjyq, besojmë te institucionet e drejtësisë

Anëtari socialist në Këshillin Bashkiak të Tiranës, Luan Bregasi tha sot se seanca e sotme për shkarkimin e kryebashkiakut nuk është një gjyq ndaj Erion Veliajt, duke u bazuar dhe tek akuzat e opozitës.

Bregasi votoi pro shkarkimit të Veliajt, duke shtuar se 3 muaj më parë mazhoranca nuk ishte dakord me një vendim të tillë pasi çështja ndaj kryebashkiakut ishte ende në hetim.

Ai theksoi se me çështjen e Veliajt kanë kompetencë të merren vetëm institucionet e drejtësisë.

“Duhet konsideruar një mbledhje normale, rend dite, nuk duhet menduar se po bëhet një gjyq. Gjyqin Erion Veliajt do ia bëjnë institucionet gjyqësore. Ky akt që ne bëjmë sot është normal në kuptimin e një raporti që ka kryetari i një bashkie me një këshill bashkiak. Është raport ligjor. Opozita mund të ketë të drejtën që i erdhi rasti tani, mund ta bëni, por ne nuk po i bëjmë gjyq Erion Veliajt. Për këtë shkak po e bëjmë këtë gjë se besojmë te institucionet e drejtësisë. Para 3 muajsh nuk ishim dakord sepse nuk do kuptonim cila do ishte ecuria e Erion Veliajt dhe ecuria e punëve të bashkisë”, tha Bregasi.

© BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×