Këshilli Bashkiak i Tiranës vendosi shkarkimin e kryebashkiakut Erion Veliaj, një vendim që ka ndezur debate mes partive politike.
Këshilltari demokrat Dorian Teliti, në emisionin Log në News24, theksoi rëndësinë e një procedure të rregullt dhe transparente. Ai nënvizoi se Veliaj duhej të dëgjohej personalisht ose online gjatë procesit.
Teliti ngriti gjithashtu pyetjen pse PS u kujtua vetëm tani për largimin e kryebashkiakut, pas muajsh heshtjeje.
Këshilltari i PD në Bashkinë e Tiranës, Dorian Teliti: Qytetari Erion Veliaj, që është shkarkuar nga Këshilli Bashkiak, duhej të dëgjohej. Këshilli Bashkiak duhet t’i siguronte që të ishte prezent, mund të bëhej lidhje online me leje nga organet kompetente. Ne duam shkarkimin e Veliajt, ne kemi vite që luftojmë për largimin e Erion Veliajt.
Ne duam që procedura të jetë sa më e saktë, që në të ardhmen mos të krijohen precedentë të rrezikshëm. Çdo qytetar ka të drejtë të dëgjohet. Ne donim procedurë sa më të rregullt. Në 7 muaj ku ishin këshilltarët e PS-së, pse u kujtuan tani për shkarkimin e tij nga detyra?
© BalkanWeb