Analisti, Arben Meçe, i ftuar në emisionin LOG në NEWS 24 tha se arrestimi dhe shkarkimi i ish-kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj është aksion i drejtpërdrejtë i kryeministrit Edi Rama.
Ai shtoi se PS nuk e lejoi praninë e Veliajt në Këshillin Bashkiak, për arsye se sipas tij, nuk deshin ta shpinin në “gijotinën e akuzës”.
“Nuk është aksioni i PS por është i drejtpërdrejt i Edi Ramës. Në historinë time 30-vjeçare Edi Ramën asnjëherë nuk e kam diskutuar si një person, i cili bën lëvizjen në boshllëk. Lëvizjet e tij i ka sha-matë prandaj është atje ku është. Sot u kërkua, që Erion veliaj të shkonte në Këshill Bashkiak. Dhe Teliti bëri një deklaratë: e duam Veliajn që t’ia numërojmë një nga një për ato që ka bërë.
Të parën unë e rrëzova me argument sepse nuk jemi në kushte gjykimi dhe për sa kohë nuk jemi në kushte gjykimi nuk domososhmëri prania e personit për të cilin debatohet. Ajo që ishte më e rëndësishme është pjesa e dytë. Dhe këta e donin Erion Veliajn pikërisht për pjesën e dytë.
Praktikisht PS nuk e shpuri Erion Veliajn në gijotinën e akuzës, por e tërhoqi dhe shkaku se përse ata nuk e shpunë sot ishte që të mos e ballafaqonin me këtë tendencë.
Edi Rama është një person, i cili sa fitoi zgjedhjet pushtetin e tij politik nuk ja cënon askush. Rama e zëvendësonte Veliajn që nesër me Ogerta Manastirlliun.
Edi Rama nuk ndodhej në një presion të domosdoshëm, ku doli përpara opinionit publik dhe tha se ‘do e marrë unë përgjegjësinë politike’. Pse ai e bëri një gjë të këtillë? Ai prodhoi një artificë dhe tha që unë dua që të prevalojë interesi qytetar i Tiranës.
Sepse mua më duhet një kokë në Bashkinë e Tiranës për të mbajtur përgjegjësinë. Unë që nga momenti i parë nuk jam tek kjo, sepse për mua duhet të prevalojë elementi ligjor pastaj elementi i politikës. Sepse mbrojtësi i elementit politik është ligji. Politika bie në populizëm dhe dëmton ligjin. Ligji nuk bie në populizëm por mbron dhe popullin edhe qytetarin.” tha Meçe.
© BalkanWeb