Deputeti i PD-së, Belind Këlliçi i kërkoi kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi që të rregullojë procesverbalin e seancës së kaluar plenare, që u shoqërua me debate të forta.
Ai tha se seanca e 18 shtatorit është njollë turpi për Kuvendin dhe PS-në.
“Nuk mund ta kaloni këtë seancë sikur gjithçka është normale. Ju thoni që do të hedhim procesverbalin për votim dhe sikur qytetarëve t’u tregojmë sikur jemi Kuvend demokratë. Ai procesverbal që doni të votoni, doni të harroni atë seancë që kaloi. Në shkelje të premtimit që dhatë në atë seancë, para se t’i jepnit fjalën zotit Bardhi, ia dhatë fjalën zotit Balla. Që të kalojë seanca e seancave më e rëndësishmja e 4 viteve, vetëm në 25 minuta dhe të dëgjohen vetëm socialistët, kjo është një njollë turpi për këtë Kuvend dhe për ju. Ai procesverbal nuk tregon të vërtetën, deputetët e opozitës, dhe ju vetë. Ju korrigjoni procesverbalin dhe rregulloheni.”, tha ai.
Peleshi: Ky nuk është diskutim për përmbajtjen e procesverbalit, pasi nuk përmban pamje filmike, apo për të treguar temperaturën e diskursit politik.
© BalkanWeb