“Edhe në kohën e Adil Çarçanit kishte debat”, Alizoti: Riktheni seancën e kaluar, të njohin shqiptarët se kush do t’i drejtojë!

Deputeti i PD-së, Tomorr Alizoti i bëri thirrje kryeparlamentarit Niko Peleshi që të përsëritet edhe një herë seanca e kaluar, ku duhej të prezantohej qeveria. Nga Kuvendi, Alizoti theksoi se edhe në kohën e Adil Çaraçanit ka pasur debat në Kuvend.

“Kur flet shumica ju tentoni që të gjeni arsye për të vazhduar ata. Kërkojmë rikthimin e seancës së kaluar. Precedenti është i rrezikshëm. Është hera e parë në demokraci ku ndërpritet seanca. Edhe në kohën e Adil Çarcanit ka pasur debat dhe fjalë në këtë Kuvend. Do ju lutesha që të rikthehej seanca e parë. Ju duhet të diskutoni dhe të iluminoni qytetarët, për ata që do të drejtojnë Shqipërinë. Ju mund ta çoni vendin jo vetëm në BE, por në kozmos.”, tha ai.

© BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×