
Ngarkesa e punës së Mbretëreshës Elizabeth po zvogëlohet mes shqetësimeve për shëndetin e saj. Siç raportohet nga ‘Sunday Telegraph’, pallati Buckingham ka ndryshuar zyrtarisht rolin e monarkes si kreu i shtetit në një përshkrim më të ngjeshur për ta reduktuar në detyrat e saj.
Është raportuar se kjo është hera e parë që roli i Mbretëreshës rishkruhet zyrtarisht pas një dekade. Sipas ‘Sunday Telegraph’, raporti vjetor i monarkisë përfshinte një ndryshim nga 13 pikat që më parë përdoreshin për të detajuar pozicionin e Mbretëreshës Elizabeth. Janë hequr nga lista edhe detyrat që ajo “duhet të përmbushë”. Ndryshimi në detyrat e saj vjen pasi monarkja 96-vjeçare së fundmi reduktoi paraqitjet e saj publike.
Së fundmi, Mbretëresha Elizabeth festoi Jublie Platinum, i cili përbëhej nga një festë katër-ditore ku morën pjesë Princi Harry dhe Meghan Markle që mbërritën në Mbretërinë e Bashkuar si dhe anëtarë të tjerë të lartë të familjes mbretërore ishin të pranishëm.
Gjatë festimeve, Elizabeth zgjodhi të shikonte Trooping the Color nga ballkoni i Pallatit Buckingham dhe më vonë mungoi në aktivitete të tjera për shkak të “shqetësimeve”.
Monarkja u tërhoq nga ceremonia e shërbimit të Falenderimeve në Katedralen e Shën Palit për shkak të problemeve shëndetësore të saj. Sipas ‘US Weekly’, u zbulua nga një burim i brendshëm në mars, “Mbretëresha është këshilluar nga të dashurit e saj dhe këshilltarët e besuar që të bëjë shumë më lehtë me veten, edhe nëse kjo do të thotë të humbasë më shumë funksione sesa do të dëshironte”. Ndërkohë, së fundmi Mbretëresha vizitoi Skocinë për javën e saj vjetore të Holywood me Princin Charles.