“Klanet e lidhura me të, bashkëpunojnë me organizatën terroriste të Diego Benitez”, Berisha: Pyeteni Edi Ramën, pse nuk shkoi në Nju Jork?

Në fjalën e tij pas përfundimit të seancës plenare në Kuvend, kreu i PD Sali Berisha ka deklaruar se 14 klane shqiptare të lidhura me Edi Ramën bashkëpunojnë me organizatën terroriste të Diego Benitez.

“Pyeteni Edi Ramën, pse nuk shkoi në Nju Jork?”, u tha ai gazetarëve.

Sali Berisha: Unë e kuptoj që avoketërit e Edi Ramës brenda e jashtë vendit përgjërohen se nuk është një regjim autoritar.
Unë u them atyre se cili është tipari kryesor i regjimeve autoritare? Nuk është përqendrimi i të gjitha pushteteve në një dorë?
Na thoni pak, cila është fuqia e drogës, kur vetëm një klan, në një vit disponon 28 tonelata.
Kur vetëm me një organizatë terroriste, se tani e dini ju, kartelet e drogës në Amerikë Latine janë shpallur nga presidenti Trump si organizata terroriste.
Kur vetëm me organizatën terroriste të Diego Benitez bashkëpunojnë 14 klane shqiptare të lidhura me Edi Ramën.
Ju e kuptoni vetë.
Pyeteni Edi Ramën, pse nuk shkoi në Nju Jork?

© BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×