“Këshilltarët e PS t’ju kërkojnë falje qytetarëve…”, Xhonatan Pano: Veliaj duhet të ishte në sallë, nuk e dimë se çfarë mund…

Këshilltari i PD-së në Bashkinë e Tiranës, Xhonatan Pano, deklaroi në News24 se puna e institucionit është mbajtur peng për katër muaj për shkak të situatës me kryebashkiakun Erion Veliaj.

Ai e cilësoi shkarkimin e Veliajt si një fitore për opozitën dhe kërkoi që të ketë ndjesë publike nga këshilltarët e PS-së.

“Do doja që Veliaj të kishte mundësi të fliste,” tha Pano, ndërsa shtoi se “Edi Rama kontrollon çdo gjë”.

Xhonatan Pano, këshilltar i PD në Bashkinë e Tiranës: Alfred Muharremi e bëri si burrat, sepse i qëndruan besnik njeriut që i promovoi në politikë. Vendimi për shkarkim nga detyra të Veliajt duhet të ishte bërë më herët. Edi Rama kontrollon çdo gjë. Puna e Bashkisë është mbajtur peng prej 4 muajsh.

Për ne, shkarkimi i Erion Veliajt është fitore. Ne duam çlirimin përfundimtar të Tiranës. Do doja që Veliaj të kishte mundësi të fliste. Këshilltarët e PS duhet të kërkojnë ndjesë, se e lanë Tiranën 4 muaj pa kryetar bashkie. Veliaj duhet të ishte në Këshillin Bashkiak, sepse ndoshta ai mund të fliste diçka që mund të jetë “bombë”, siç edhe ka deklaruar. Ne kemi kërkuar të dëgjohet, sepse është e drejtë themelore e njeriut, sepse ne do votonim për shkarkim, me patjetër.

© BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×