Erion Isai i pandehur në SPAK, Alfred Muharremi në News24: Nuk bëhemi mburojë e askujt

Erion Isai është marrë i pandehur nga SPAK për shkelje të barazisë në tendera.

Në lidhje me këtë zhvillim, këshilltari i PS-së Alfred Muharremi, i ftuar në News24 tha se Partia Socialiste nuk bëhet mburojë e askujt. Ndërsa, këshilltari i PD Xhonatan Pano nga ana e tij deklaroi se Rama drejton çdo institucion në vend.

Alfred Muharremi: Ne nuk mbrojmë askënd, prandaj dhe fitojmë në zgjedhje. Nuk mbrojmë asnjë funksionar publik. Kur një funksionar që abuzon me pushtetin, ai merr përgjegjësi.

Xhonatan Pano: Vazhdon e njëjta retorikë. Ju gëzoheni kur minstrat tuaj futen në burg?  Një person këtu kontrollon çdo gjë. Mua më duket si “Ferma e kafshëve”.

Alfred Muharremi: 800 mijë votues të PS-së kanë votuar për marrje përgjegjesie, për çdo abuzues.

© BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×