Begaj në Harvard Club: Multilateralizmi, rruga drejt paqes dhe sigurisë globale

Presidenti i Republikës Bajram Begaj,  mori pjesësot në Takimin e Nivelit të Lartë të Qendrës Ndërkombëtare “Nizami Ganjavi” që u zhvillua në Harvard Club në New  York.

Ky takim bëri bashkë kryetarë shtetesh dhe qeverish, personalitete botërore dhe përfqësues të organizatavendërkombëtare në diskutimin për çështjen e mprehtë dhe aktuale: “Multilateralizmi në Udhëkryq: Sfidat dhe Rrugët drejt Paqes”.

Gjatë fjalës së tij Presidenti i Shqipërisë u shpreh ndër të tjera se sot veç multilaterizmit edhe njerëzimi është në udhëkryq. Zgjedhja e vetme, sipas Presidentit Begaj, është bashkëpunimi për të ndërtuar një rend me të drejtë dhe paqësor për tëparandaluar rrëshqitjene botës drejt përcarjeve dhe konflikteve më të thella.

“Për vendet e vogla si Shqipëria, multilateralizmi është themeli i sigurisë sonë dhe garancia e zërit tonë në çështjet botërore”, deklaroi Presidenti Begaj duke theskuar rëndësinë që kanë institucionet e forta dhe gjithëpërfshirëse, pasi në të kundërt  kombet e vogla rrezikojnë të mbyten nga logjika e forcës mbi të drejtën.

“Në sajë të Kombeve të Bashkuara dhe organeve të tjera shumëpalëshe ne mund të kontribuojmë në vendime, të mbrojmë sovranitetin tonë dhe të avokojmë për paqen”, deklaroi Presidenti Begaj.

Duke iu refruar luftës në Ukrainë, konfliktit në Lindjen e Mesme dhe tensioneve të tjera ndërkombëtare që kanë krijur krisjen e rendit global, Presidenti i Republikës vlerësoi se këto situata janë dëshmi edhe e kostos që paguajmë kur multilaterizmi shmanget e dobësohet.

Në kushtet e mangësive të sistemit aktual dhe mënyrës jo efektive të institucioneve ndërkombëtare, Presidenti i Sqipërisë sheh si zgjidhje reformat dhe ripërtëritjen e tyre.

Ndërsa rikujtoi gjatë kësaj fjale, përvojën pozitive tëkapërcimit të sfidave përmes dialogut, gjithëpërfshirjes, uljes në një tryezë të kombeve të medha e të vogla në frymën e multilaterizmit, Presidenti i Shqipërisë theksoi nevojën për më më shumë solidaritet bazuar në parimet përbashkuese. “Pa multilateralizëm, -theksoi Presidenti Begaj, -bota jonë do të ishte më e përçarë, më e paqëndrueshme dhe më pak e drejtë”.

Presidenti Begaj rikonfirmoi qëndrimin për zgjidhjen e konflikteve përmes dialogut e diplomacisë dhe vizionin e tijpër institucione më gjithëpërfshirëse, më të përgjegjshme dhe më të afta për t’iu përgjigjur shpejt krizave e për të garantuar një paqe të qëndrueshme.

© BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×