
Kryeministri Edi Rama, në mbledhjen që zhvilloi me ministrat dhe deputetët e Tiranës, theksoi se kryeqyteti nuk mund të vazhdojë të qeveriset si një trup pa kokë.
Ai shpalli Ogerta Manastirliun si kandidaten e duhur për Bashkinë e Tiranës, duke theksuar se ajo ka qartësinë dhe ambicien e nevojshme për ta udhëhequr qytetin drejt një të ardhmeje më të mirë.
Rama theksoi se PS do të fitojë në zgjedhjet e ardhshme dhe do të japë zgjidhje për shqetësimet më të mëdha të qytetarëve, si furnizimi me ujë dhe menaxhimi i mbetjeve. Ai po ashtu njoftoi se do të ketë reformë për territorin dhe ndërhyrje të tjera, për përmirësimin e kushteve të jetesës në Tiranë.
Kryeministri Edi Rama me minitrat dhe deputetët e Tiranës: Kryeqyteti nuk mund të vazhdojë të qeveriset si trup pa kokë. Të nisim punën për zgjedhjet e reja në Tiranë, ne si PS kemi kandidaten e duhur. Ne do të marrim rezultatin e duhur, për t’i dhënë Shqipërisë lokomotivën e duhur për Tiranën 2030 dhe Shqipërinë 2030. PS çmon kandidaten e saj për Tiranën, Ogerta Manastirliu. Është radha e saj të udhëheqë Tiranën, me qartësinë dhe ambicien që e karakterizon. PS e mbështet kaq shumë Manastirliun, sa kandidatët rivalë të Manastirliut do dalin të humbur.
Ajo nuk ka rival, është fituese. Qytetarët e kanë mendjen tek zgjidhet që mund të jepen për Bashkinë e Tiranës, duhet të rregullohet problemi i ujit, ne do ndërhyjmë tek Ujësjellësi i Bashkisë Tiranë. Do ketë reformë për territorin e vendit. Qytetarët kanë shqetësim edhe trajtimin e mbetjeve dhe se edhe për këtë ka nisur puna. Dhe për këtë do ketë Operator Kombëtar për Trajtimin e Mbetjeve. Mbledhja e mbetjeve do të jetë ende nën përgjegjësinë e bashkive. Qytetarët e Tiranës duan të shohim të shkojë deri në fund aksioni për lirimin e hapësirave publike.
© BalkanWeb
and then