I pyetur nga moderatori i emisionit Log në News24, sekretari i Përgjithshëm në PD, Flamur Noka u shpreh se opozita do të zbatojë vendimin e kryesisë së PD për ngritjen e 2 komisioneve hetimore për çështjet “McGonigal” dhe për farsën zgjedhore.
Noka tha se komisionet hetimore janë një instrument që opozita ka mundësi të kontrollojë pushtetin, është e drejtë kushtetuese.
“Dhe ju thoni uluni me Ramën të ndryshoni Kushtetutën”, tha Noka.
Endri Xhafo: Do ti qëndroni vendimit të kryesisë që ne do të hyjmë në parlament dhe do të kërkojmë ngritjen e 2 komisioneve hetimore, për “Mcgonigal” dhe për zgjedhjet?
Flamur Noka: Pa diskutim, kemi thënë të dyja por do të ketë dhe të tjera.
Endri Xhafo: I bie që me Ramën as këto nuk keni për ti marrë.
Noka: është një instrument që opozita ka mundësi të kontrollojë pushtetin, është e drejtë kushtetuese. Dhe ju thoni uluni të ndryshoni Kushtetutën.
© BalkanWeb