Seanca paraprake në GJKKO, avokati i Metës nuk do të jetë në seancë, të afërmit tregojnë arsyen për News24

Mbahet në Gjykatën e Posaçme seanca paraprake për presidentin e Partisë së Lirisë Ilir Meta.

Gazetarja Klodiana Lala ka lexuar live një mesazh të ardhur nga familjarët e avokatit të zotit Meta, Kujtim Cakrani, i cili me sa duket nuk do të jetë i pranishëm në seancë.

“Nuk do të jetë i pranishëm pasi është duke iu nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale në Itali”, thuhet në mesazh.

Më 8 shtator, Apeli i GJKKO rrëzoi kërkesën e Metës për lirim nga burgu, duke lënë në fuqi vendimin e 13 gushtit nga Shkalla e Parë, e cila argumentoi se nuk mund të lirohjej për shkak se mund të prishte provat dhe të intimidonte dëshmitarët.

Ish-Presidenti ka bërë rekurs edhe në Gjykatën e Lartë, dhe kërkesa do të shqyrtohet më 9 tetor.

© BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×