Dëmtimi i rëndë që pësoi Gavi ka lënë një gropë të madhe në radhët e Barcelonës. Mesfushori spanjoll nuk pritet të rikthehet në fushë përpara marsit 2026, për këtë arsye klubi blaugrana po studion tregun për të gjetur një zëvendësues.
Sipas mediave spanjolle, Barça ka piketuar Kobbie Mainoo si opsionin ideal. Mesfushori anglez është aktivizuar shumë gjatë këtij sezoni, dukshëm nuk është preferencë e parë e trajnerit Amorim. Barcelona kërkon lojtarin në formë huazimi me të drejtë blerje.
Gjithnjë sipas mediave në Spanjë, Man.United dhe Barça pritet të nisin negociatat ndërmjet tyre për të vënë në jetë këtë lëvizje gjatë merkatos së janarit.
()
© BalkanWeb