“Nesti Angoni është Belinda Balluku”, Klevis Balliu: Veliajt i kërkuan të jepte dorëheqje, por refuzoi. Po “vrasin” njëri-tjetrin për pushtet

Deputeti i PD, Klevis Balliu, i ftuar në News24, u pyet nëse do të kandidonte për zgjedhjet në Bashkinë e Tiranës. Ai tha se nuk ka një propozim konkret, por shtoi se do përballej me çdo sfidë me atë që quajti ‘regjim’.

Sipas Balliut, drejtimi i fushatës në kryeqytet iu dha Belinda Ballukut, sepse ajo ka vjedhur më shumë dhe se ka paratë në duar.

Balliu në fund tha se, siç iu ka ardhur fundi politik shumë figurave në PS, do t’i vijë në një moment fundi edhe kryeministrit Rama.

Deputeti i PD, Klevis Balliu: Nuk kam marrë propozim konkret për të qenë kandidat për Bashkinë e Tiranës, por jam gati për t’u përballur me sistemin. Ogerta Manastirliu është kukull dhe unë e konsideroj këtë një betejë me regjimin. PS ka tentuar që t’ja mbushë mendjen Erion Veliajn që të japë dorëheqje, por ai nuk ka pranuar. Por tani Rama pas shumë kohësh mblodhi qeverinë për të shkarkuar Veliajn.

Drejtuese e fushatës së PS për Tiranën ishte Belinda Balluku. Për të gjithë ata që kanë dyshime se kush është Nesti Angoni. Fushatën do e drejtojë Balluku, Manastirliu nuk ka peshë. Balluku shquhet për afera korruptive. I jepet drejtimi për fushatën sepse ka para, ka 75 përqind të buxhetit të shtetit. Është Balluku drejtuese e fushatës, sepse ajo ka më shumë lekë, ajo ka vjedhur më shumë. Fundi i Ramës do vijë shumë shpejt. Kjo parti ka parimin “ta vrasin njëri-tjetrin për pushtet”. Si me Veliajn, trupin politik të Ramës do e kafshojnë.

© BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×