“Tan Lepri, ushtar i Belinda Ballukut”, gazetari Toska: Në zgjedhjet e Fierit, PS vuri në lëvizje bandat. Ceno Klosi e Klevis Jahaj super të korruptuar…

Në një intervistë për News24, gazetari Almer Toska ka hedhur akuza të forta ndaj drejtueses së fushatës së PS-së në Tiranë, Belinda Balluku.

Sipas Toskës, Balluku ka fituar zgjedhjet në Fier duke bashkëpunuar me bandat, me ndihmën e Tan Leprit, që sipas tij, ka vendosur në lëvizje banditët në Fier, për të marrë vota për PS-në.

Toska theksoi gjithashtu se Balluku është e mbështetur nga figura të dyshuara për korrupsion, si Ceno Klosi dhe Klevis Jahaj.

Almer Toska: Saimir Tahiri e kishte thënë se Ogerta Manastirliu do ketë të ardhme sepse do drejtohet nga Balluku. Belinda Balluku po merr akoma më shumë pushtet. Belinda Balluku po merr shumë pushtet në PS. Rama po i jep shumë pushtet, ndoshta pret që Balluku të ‘fryhet’ shumë e më pas të ‘plasë’ në SPAK. Balluku në zgjedhjet e Fierit unë e kam përmendur dhe jam dëshmitar, e kam parë me sytë e mi se çfarë kanë bërë.

Belinda Balluku, Tan Lepri, njeriu që koordinonte bandat që të merrnin vota për PS-në. Tan Lepri ishte ‘ushtar’ i Ballukut që u gjuajt me plumba për t’u vrarë, sepse mashtronte njerëzit në emër të Edi Ramës në Bashkinë e Tiranës, është njeriu që korri vota për Belinda Ballukun dhe vuri në lëvizje bandat e korri vota për Partinë Socialiste. Balluku është mbështetur nga njerëz si Ceno Klosi, një njeri super i korruptuar. Klevis Jahaj është gjithashtu i korruptuar. Balluku ka shumë para, ka blerë çdokënd që ishte opozitar në Fier.

© BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×