Tentoi të vriste me makinë 55-vjeçarin, më pas u largua nga vendi i ngjarjes, shpallet në kërkim një person në Durrës

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e 24 shtatorit në qytetin e Durrësit, ku një automjet ka përplasur qëllimisht një kalimtar, duke e lënë atë në gjendje të rëndë shëndetësore dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:54, në rrugën “Vala e Detit”, ku një automjet tip “Mercedes-Benz” ka goditur rëndë shtetasin A. K., alias B. K., 55 vjeç, banues në Durrës. Pas përplasjes, drejtuesi i mjetit është larguar menjëherë, duke braktisur viktimën në vendin e ngjarjes.

Shërbimet e Policisë Rrugore dhe të Krimeve të Rënda të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës kanë ndërhyrë duke nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorit. Pas veprimeve intensive hetimore, është bërë i mundur identifikimi i drejtuesit të mjetit si shtetasi A. B., 40 vjeç, lindur dhe banues në Shijak.

Sipas Policisë, nga të dhënat e mbledhura dyshohet se përplasja nuk ka qenë aksidentale, por një tentativë për vrasje me paramendim, e kryer përmes automjetit. Si pasojë, 40-vjeçari A. B. është shpallur në kërkim dhe ndaj tij është ngritur akuza për veprën penale “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë.

Policia vijon kërkimet për lokalizimin dhe arrestimin e autorit, si dhe për gjetjen dhe sekuestrimin e mjetit të përdorur në ngjarje.

Ndërkohë, 55-vjeçari i plagosur është transportuar në spitalin e Traumës në Tiranë për trajtim më të specializuar dhe ndodhet në gjendje të rëndë për shkak të plagëve të marra.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës për vijimin e hetimeve dhe ndjekjen penale të autorit.

© BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×