Sergio Busquets, një nga mesfushorët më të mirë të brezit të tij, ka njoftuar tërheqjen nga futbolli në fund të këtij sezoni me Inter Miami: “Këto do të jenë muajt e mi të fundit në fushë, tërhiqem i lumtur dhe i qetë. Kanë qenë 20 vite të jashtëzakonshme, futbolli më ka dhuruar eksperienca unike së bashku me miqtë e mi. Falënderoj Barcelonën, klubin e jetës time. I kam realizuar të gjithë ëndrrat që kisha, kam festuat tituj të shumtë në Camp Nou”, u shpreh Busquets.
Në karrierën e tij brilante, Busquets ka fituar 3 Champions League, 9 kampionate në La Liga, 7 Kupa të Mbretit dhe shumë trofe të tjerë me Barçën, ndërsa me Spanjën është shpallur kampion Bote dhe Evrope.
()
© BalkanWeb