2 muaj “ferri”, 6 sfida direkte, Milan kërkon të demonstrojë forcën e të synojë kreun

Luajnë vetëm 1 ndeshje në javë për shkak se nuk mundën dot të siguronin pjesëmarrjen në asnjë prej kompeticioneve evropiane, por sërish kalendari pritet të jetë një “ferr” i vërtetë.Po flasim për skuadrën e Milanit. Forma e mirë e treguar në 4 ndeshjet e fundit, mes kampionatit dhe kupës, aty ku të besuarit e Allegrit kanë mund të marrin maksimumin, duke e mbajtur madje portën e paprekur, do duhet të konfirmohen në 6 nga 9 ndeshjet e radhës, ku Milan do të luajë përballë rivalëve direkt, që synojnë kreun në Serinë A.

Sfida ndaj kampionëve të Napolit është vetëm antipasta, pasi menjëherë më pas kuqezinjtë sfidojnë Juventusin 1 javë më pas. Por edhe pas rikthimit të kampionatit pas pauzës për shkak të kombëtareve, kalendari nuk do të tregohet aspak bujar me “Djallin”. Inter, Atalanta, Roma dhe Lacio e në mes të tyre Fiorentina e Parma, do të jenë rivalët e Milanit, që ka shansin të demonstrojë se mund të synojë edhe më lart, e jo vetëm pjesëmarrjen në 4 vendet e para, objektivi i shprehur në prezantim edhe nga trajneri Allegri.

6 ndeshje nga 9 kuqezinjtë do t’i luajnë në San Siro, një mundësi shumë e mirë, jo vetëm për t’u përballur me më të mirët e treguar forcën e ekipit, por mbi të gjitha për të qëndruar pranë kreut edhe pas një vargu ndeshjes tepër të vështira e të ndërlikuara për kuqezinjtë.

© BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×