Ervin Salianji: Vuajta në kurriz diçka të padrejtë. Do të punoj fort për interesat e qytetarëve që përballen me padrejtësi të përditshme

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka reaguar pasi u paraqit për herë të fundit tek Shërbimi i Provës, duke e cilësuar të gjithë atë që i ndodhi duke u burgosur për 1 vit, me akuzën e kallëzimit të rremë publik – si një padrejtësi që e vuajti në kurriz.

Ai shtoi se përvoja e tij personale e ka bërë të kuptojë padrejtësitë që përjetojnë qytetarët çdo ditë nga institucionet e drejtësisë, të cilat sipas tij “janë kthyer në institucione dhunuese e gjobash të përditshme”.

Ervin Salianji tha se angazhimi i tij politik do të fokusohet në mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve.

“Unë jam izoluar dhe burgosur për shkak të bindjeve politike dhe për shkak të denoncimit të një personi të inkriminuar. Histori që nisi shumë vite përpara dhe nga dita në ditë të gjithë denoncimet që kam bërë në emër të PD dhe dhe të gjitha denoncimet nga PD, po faktohen duke faktuar së pari lidhjet e forta të krimit me qeverinë dhe kontrollet e grupeve të krimit dhe përfshirjen e personave në funksione më të larta qeveritare apo policore të drejtësisë. Pas këtij momenti, përfundimi i këtij turpi për drejtësinë, njolle turpi për drejtësinë e kapur politikisht nga Rama do ta vazhdoj këtë çështje deri në Strasburg. Dua të theksoj, se duke qenë se e kam provuar vetë edhe në kurriz që dmth të prodhohen padrejtësi nga institucionet. Do të punoj fort për interesat e qytetarëve që përballen me padrejtësi të përditshme nga institucionet e drejtësisë dhe që janë kthyer në institucione dhunuese e gjobash të përditshme. Beteja ime me drejtësinë është në rrugë e sipër, sapo ka filluar. Për pak ditë do të depozitoj në Kushtetuese dhe nëse do të ketë kontroll nga Rama, do të depozitoj në Strasburg. Jam i bindur në fitore”, tha Salianji.

© BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×