“Furnizonin” Korçën me drogë, dy të arrestuar. Sekuestrohen dhjetëra doza kanabisi

Shpërndanin lëndë narkotike në qytetin e Korçës, kapen në flagrancë me kanabis në automjet dhe vihen në pranga 2 shtetas. Sekuestrohen dhjetëra doza kanabisi, një shumë parash e dyshuar e përfituar nga shitja e dozave, një sasi fishekësh për armë gjahu dhe automjeti që përdornin këta shtetas për këtë veprimtari kriminale.

Si rezultat i kontrolleve të kryera, bazuar në të dhënat e siguruara në rrugë operative, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” kapën në flagrancë 2 shtetas, ndërkohë që qarkullonin me automjet, me qëllim shitjen e lëndës narkotike kanabis, të ndarë në doza. Në momentin e ndalimit, gjatë kontrollit fizik ndaj shtetasve E. P. dhe S. M., si dhe gjatë kontrollit në automjet, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis, të ndarë në doza, gati për shitje.

Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit në banesën e shtetasit E. P., u gjetën dhe u sekuestruan një sasi tjetër kanabisi, një shumë parash e dyshuar e përfituar nga kjo veprimtari kriminale, si dhe një sasi fishekësh për armë gjahu.

Nga verifikimet rezultoi se shtetasi S. M. kishte kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme.

Në përfundim të veprimeve procedurale, specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve arrestuan në flagrancë shtetasit:

E. P., 30 vjeç, banues në Korçë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”;

S. M., 25 vjeç, banues në fshatin Vashtmi, Maliq, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”.

Në bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna për identifikimin dhe arrestimin e shtetasve të tjerë që mund të jenë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

© BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×