Tiranë/ Ishin shpallur në kërkim për krime të ndryshme, arrestohen 4 persona në Tiranë

Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin e koduar “Catch 4”, me qëllim lokalizimin dhe arrestimin e shtetasve të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale. Si rezultat, janë kapur dhe vënë në pranga 4 persona të dënuar me burgim nga gjykatat e vendit.

Operacioni është zhvilluar nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale dhe komisariatet e policisë të Tiranës dhe Krujës.

Të arrestuarit janë:

Xh. H., i shpallur në kërkim nga autoritetet gjyqësore, pasi Gjykata e Durrësit e ka dënuar me 4 vjet burgim për veprën penale “Mashtrimi”.

Y. S., 50 vjeç, i dënuar nga Gjykata e Tiranës me 4 muaj e 1 javë burgim, për veprën penale “Largim i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.

B. K., 32 vjeç, i ndaluar nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Krujë, pasi ishte dënuar nga Gjykata e Tiranës me 1 muaj burgim, për veprën penale “Drejtim i automjetit në mënyrë të parregullt”.

R. A., 36 vjeç, i ndaluar nga Policia Rrugore e Tiranës, gjithashtu i dënuar me 1 muaj burgim për të njëjtën vepër penale: “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”.

Të gjitha materialet procedurale janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

© BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×