Kodi i ri Penal, Lamallari pret përfaqësueset e Këshillit të Europës: Proces konsultimi gjithëpërfshirës e transparent

Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, priti sot në një takim dy përfaqësuese të Këshillit të Europës, Lilja Gretarsdottir, drejtuese e Departamentit të të Drejtave të Njeriut, Drejtësisë dhe Bashkëpunimit Ligjor dhe Giulia Re, drejtuese e zyrës së KiE në Tiranë.

Në njoftimin pas takimit, Lamallari u shpreh se mes çështjeve të diskutuara krahas prezantimit të prioriteteve të Ministrisë së Drejtësisë në Programin Qeverisës 2025-2029, ishin edhe ndryshimet që do të bëhen në Kodin e ri Penal.

“Çmojmë shumë ekspertizën e lartë të Këshillit të Europës në hartimin e Kodit të ri Penal, për të cilin kemi nisur tashmë një proces konsultimi gjithëpërfshirës e transparent”, thotë Lamallari.

Më poshtë deklarata e plotë e Ministrit të Drejtësisë:

Kënaqësi të prisja sot në një takim znj. Lilja Gretarsdottir, drejtuese e Departamentit të të Drejtave të Njeriut, Drejtësisë dhe Bashkëpunimit Ligjor në Council of Europe, si dhe znj. Giulia Re, drejtuese e zyrës së KiE në Tiranë.

Diskutuam për bashkëpunimin e shkëlqyer që kemi pasur në forcimin e shtetit të së drejtës, respektimit të të drejtave të njeriut, qeverisjen demokratike dhe harmonizimin e kuadrit ligjor shqiptar me standardet europiane. Çmojmë shumë ekspertizën e lartë të Këshillit të Europës në hartimin e Kodit të ri Penal, për të cilin kemi nisur tashmë një proces konsultimi gjithëpërfshirës e transparent.

Gjatë diskutimit ndava edhe prioritetet e Ministrisë së Drejtësisë si pjesë e Programit Qeverisës 2025-2029, në përputhje të plotë dhe me procesin e negociatave me Bashkimin Evropian.

Do të vijojmë bashkëpunimin e ngushtë me Këshillin e Europës edhe në një sërë projektesh konkrete për asistencë teknike, trajnime dhe mbështetje në kuadër të konsolidimit të mëtejshëm të reformës në drejtësi.

© BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×