Në Programin e Drekës me Ola Brukon në News24 në një lidhje të drejtpërdrejtë ishte e ftuar drejtoresha e shkollës 9-vjeçare “Naim Frashëri” Anila Pulaha e cila diskutoi për fenomenin e bullizmit dhe mekanizmin mbrojtës ndaj tij.
Ajo u shpreh se psikologu është një pikë shumë e rëndësishme dhe se mësuesit janë shumë të lidhur me nxënësit. Sipas saj, duhet të kemi shumë kujdes edhe nga bullizmi i cili vjen nga rrjetet sociale. Pulaha shtoi më tej se fëmijët duhet të edukohen dhe duhet që të gjithë të jemi shumë vigjilent.
“Unë mendoj se psikologu është një pikë kyçe.Edhe mësuesi duhet të jetë shumë vigjilent dhe nuk mendoj se nuk duhet hedhur edhe fajin vetëm shkollës. Duhet të kemi edhe kujdes nga bullizmi në rrjetet sociale , ne duhet ti kontrollojmë. Ne kemi bërë maksimimumin edhe mësuesit janë shumë të lidhur me nxënësit. Ne duhet të jemi shumë vigjilent. Bullizimi është një temë shumë delikate. Mendoj se në bashkëpunim me psikologun do të ndihmojë shumë. Ne duhet të edukojmë edhe fëmijët pasi ata bullizojnë njëri -tjetrin lidhur me origjinën e tyre dhe nga mënyra dhe se si vishen. Ne duhet të bashkëpunojmë me njëri- tjetrin për të zgjidhur halkat”, përfundoi ajo
© BalkanWeb