ka siguruar fotografinë e Aurel Hoxhës, personit që dyshohet se ka porositur vrasjen e Klevis Lleshit në vitin 2020, në Burrel, kundrejt një shume prej 50 mijë eurosh.

Sipas burimeve nga SPAK, Aurel Hoxha rezulton të jetë pronari i lokalit të njohur “Monopol”, në kryeqytet.
Mëngjesin e sotëm, forcat e rendit kanë ushtruar kontrolle në ambientet e lokalit “Monopol”, në kuadër të hetimeve për zbardhjen e vrasjes së 2020-ës, por Aurel Hoxha rezulton ende në arrati dhe është shpallur në kërkim nga autoritetet.
Sipas të dhënave paraprake të dosjes, Hoxha dyshohet se ka porositur vrasjen në shenjë hakmarrjeje për vëllain e tij, Agim Hoxha, i cili ishte vrarë në një ngjarje kriminale në Angli. Ekzekutori i dyshuar i krimit është Sabah Nuzi.
© BalkanWeb