“Shqipëria: Horizont i ri” – Forumi i Investimeve promovon Shqipërinë si një qendër të re për investime në rajon, duke ofruar mundësi strategjike për investitorët dhe duke nxitur zhvillimin ekonomik

Vjenë – Tiranë, 25 shtator 2025 – Raiffeisen Bank International (RBI) dhe Raiffeisen Bank Shqipëri, në partneritet me Korporatën Shqiptare të Investimeve, organizuan me sukses forumin “Shqipëria: Horizont i Ri”. Qëllimi i këtij forumi me dy pjesë ishte të prezantonte dhe promovonte Shqipërinë si një destinacion strategjik për investime dhe si një qendër rajonale për rritje të qëndrueshme, inovacion dhe bashkëpunim përtej kufijve.

444444444444444
444444444444444

Duke bashkuar zyrtarë të lartë të qeverisë shqiptare, mbi 100 kompani nga vendi dhe bota, si dhe përfaqësues të institucioneve ndërkombëtare, forumi theksoi kapacitetet në rritje të Shqipërisë në sektorë kyç si energjia e rinovueshme, infrastruktura, turizmi dhe pasuritë e paluajtshme, si dhe ambientin gjithnjë e më miqësor për zhvillimin e biznesit.

Prania e z. Edi Rama, Kryeministër i Shqipërisë, në hapjen e këtij forumi, së bashku me një delegacion të lartë politik, nënvizoi angazhimin e vendit për të krijuar një mjedis të qëndrueshëm dhe tërheqës për investimet e huaja. Z. Rama nënvizoi rolin e Shqipërisë si një portë për investime strategjike në Ballkanin Perëndimor, duke nxjerrë në pah reformat në energji, projektet me energjinë diellore dhe zhvillimet infrastrukturore.

55555555555555555555
55555555555555555555

Johann Strobl, Drejtor Ekzekutiv i Raiffeisen Bank International dhe Valerie Brunner, Anëtare e Bordit Drejtues për Marrëdhëniet me Klientët Korporatë dhe Institucionet Financiare në Raiffeisen Bank International, theksuan angazhimin e grupit bankar për zhvillimin ekonomik të Shqipërisë dhe mundësitë premtuese që po shfaqen.
“Ne shohim baza të forta, një mjedis financiar të qëndrueshëm dhe mundësi në të gjithë sektorët e prezantuar. Si një partner afatgjatë në Shqipëri, ne po investojmë në të ardhmen e saj,” – u shpreh Johann Strobl.

“Vërejmë një interes të lartë të investitorëve për Shqipërinë, sidomos në sektorë si energjia e rinovueshme, infrastruktura, pasuritë e paluajtshme dhe agro-biznesi,” – u shpreh Valerie Brunner, Anëtare e Bordit Drejtues për Marrëdhëniet me Klientët Korporatë dhe Institucionet Financiare në Raiffeisen Bank International. Ajo shtoi gjithashtu: “Shqipëria po rrit me shpejtësi kapacitetin e saj në inovacion, e mbështetur nga partneritetet me vendet e BE-së, ndërmarrja e reformave kombëtare, peizazhi i gjerë i bizneseve të vogla dhe të mesme, si dhe një komunitet dinamik i teknologjisë së informacionit.”

666666666666666666
666666666666666666

Në fjalën e tij, z. Christian Canacaris, Drejtor Ekzekutiv i Raiffeisen Bank Shqipëri, theksoi:
“Ne jemi banka më e madhe evropiane në vend dhe përmes këtij forumi po konfirmojmë angazhimin tonë për të lidhur kapitalin ndërkombëtar me projekte që zhvillojnë dhe transformojnë Shqipërinë.”

Znj. Elona Koçi, Anëtare e Bordit për Korporata në Raiffeisen Bank Shqipëri, u shpreh:
“Jam shumë e entuziazmuar për këtë moment unik, plot mundësi, që po përjeton Shqipëria. Besoj se është përgjegjësia jonë e përbashkët t’i shndërrojmë këto mundësi në një zhvillim të qëndrueshëm ekonomik për vendin tonë.”

Diskutimet gjatë sesioneve dhe paneleve sollën në qendër mundësitë konkrete për partneritete afatgjata dhe projekte transformuese, me theks të veçantë tek turizmi si një nga motorët kryesorë të rritjes së Shqipërisë. Vendi po kalon nga një model turizmi i bazuar në çmim drejt një modeli të bazuar në vlerë, duke ofruar përvoja më cilësore, qëndrime më të gjata dhe zhvillim të qëndrueshëm. Ky transformim po shoqërohet nga baza të forta ekonomike dhe një angazhim i qartë për të forcuar rolin e Shqipërisë si një destinacion i rëndësishëm rajonal.

Forumi “Shqipëria: Horizont i Ri” është hapi i parë i kësaj iniciative, eventi i dytë që do të mbahet në Tiranë do të njoftohet së shpejti. Ky aktivitet do të fokusohet në promovimin e mundësive të investimeve rajonale përmes vizitave në terren, sesioneve të dedikuara për industri dhe rrjetëzimit me aktorët kryesorë të interesit.

 

© BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×