“Jetojmë në diktaturë”, Ndregjoni: Kjo qeveri ka dalë nga manipulimi i votave. Opozita dështoi të luftojë komunizmin

Kryetari i të Përndjekurve Politikë, Besim Ndregjoni, i ftuar në News24, foli për qeverinë Rama 4.

Ndregjoni u shpreh se jetojmë në diktaturë, njësoj si në kohën e Enver Hoxhës. Sipas tij, opozita dështoi me antikomunizmin, “duke lënë monizmin në pushtet”.

“Qeveria Rama 4 ka dalë nga zgjedhjet e vjedhura. Kjo është një qeveri sunduese, që shkel të drejtat e njeriut. Shqipëria është vendi, ku prokurorët e diktaturës kanë pension tepër të lartë dhe të përndjekurit kanë pensione qesharake. Edhe ambasadorët janë duke gabuar në Tiranë. Kjo qeveri merr votën e pushtetit dhe jo të popullit. Pa pikë turpi, qeveria shqiptare përdor patronazhistët, që marrin të dhënat personale dhe i përdor. Kjo nuk është normale e as demokratike. Qeveria Rama 4 la në poste drejtuese Belinda Ballukun, që është shquar për vjedhje votash. Jetojmë në diktaturë. Edhe opozita dështoi që të luftojë komunizmin, që e premtoi në vitet 1990”, tha Ndregjoni.

Duke folur për zgjedhjet në Tiranë, Ndregjoni deklaroi se Erion Veliaj e meritonte shkarkimin, sepse, sipas tij, ka abuzuar me detyrën. Për Ndregjonin, gjithsesi, mbi Veliajn ra gjithë propaganda e Rilindjes, njësoj si në kohën e diktaturës.

“Erion Veliaj e meritonte shkarkimin, sepse e betonizoi Tiranën, bëri skandalet e inceneratorëve. Jo se nuk meritonte shkarkimin, por fundi i tij erdhi njësoj si në kohën e Partisë së Punës. Propaganda rrotullohet rreth “Të madhit”, po ndjekin të njëjtat metoda si të Enver Hoxhës. Kryeministri tha se deri më 2050, partia ime do drejtojë. Më kujton kohën e diktaturës, kur ecej me plane 5-vjeçare. Jemi në kohën e diktaturës. Nuk ka opozitë të lirë në Shqipëri, nuk ka media të lirë. Demokracinë e ka kapur për fyti Rilindja komuniste. Opozita ka kandidatë edhe për zgjedhjet në Tiranë, por nuk ka vizion’, përfundoi Ndregjoni.

© BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×