Pamje nga aksidenti i rëndë në Berat/ Automjeti ra nga ura në përrua, policia dhe zjarrëfikëset nxjerrin Porshe nga uji

Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti rrugor që ndodhi mbrëmjen e sotme në aksin Berat-Poliçan ku mbeti i vdekur një 34-vjeçar dhe u plagosën rëndë 2 të tjerë.

Sipas informacioneve mësohet se mjet tip Porshe që qarkullonte nga Poliçani në drejtim të Beratit, ka devijuar rrugën dhe ka rënë nga ura në përrua.

Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policie, mes tyre edhe dy zv.drejtorët e DVP Berat, Shkëlqim Xhezairi dhe Fran Kaçorri.

Pasi është bërë kqyrja e vendit të aksidentit, është bërë e mundur edhe nxjerrja e mjetit nga përroi me ndihmën e shërbimeve zjarrëfikëse. Policia në vendngjarje po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit të rëndë.

Si pasojë e aksidentit, ka gjetur vdekjen e menjëhershme drejtuesi i mjetit Endri Vrushaj, 34-vjeç, banues në lagjen “Vakëf” në Berat. Të plagosur rëndë kanë mbetur dy pasagjerët, shtetasit Alban Elezi 36-vjeç dhe Gisi Shehu (Kristi Greku), 37-vjeç, të dy banues në lagjen “Barrikadë” në Berat.

Të plagosurit janë transportuar fillimisht drejt Spitalit Rajonal Berat, por për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore, ata janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit Ushtarak në Tiranë.

© BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×