Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, deklaroi në emisionin “Kjo javë” në News24 me moderatoren Nisida Tufa, se opozita nuk është shkaktare e tensioneve në Kuvend.
Ai tha se në seancën e parë, debati u pengua nga mazhoranca dhe Partia Demokratike u censurua.
Sipas Këlliçit, kur opozitës iu dha fjala, seanca vijoi normalisht. Ai nënvizoi se opozita kërkon debat të shëndoshë, jo përplasje.
Deputeti i PD Belind Këlliçi: Opozita nuk do që të krijojë tensione, por do vetëm debate. Në seancën e parë, kryeministri erdhi me skenar të përgatitur, që mos kishte debat. U ndërpre seanca, sepse u censurua PD-ja, nuk ju dha fjala as Gazment Bardhit dhe dy herë që iu pre fjala Bardhit, iu kalua fjala Taulant Ballës.
Kur iu dha mundësia opozitës, deputetët demokratë folën dhe seanca shkoi krejt në rregull. Kjo ndodhi në herën e dytë. Pra, nuk ka qëllime nga opozita për tensione.
© BalkanWeb