I ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News24, deputeti i PD-së Belind Këlliçi foli mbi kërkesën e opozitës për mocion për debat në Kuvend.
Ai theksoi se opozita duhet të ketë zë dhe hapësirë për të folur në parlament, pasi përfaqëson qytetarët. Këlliçi kritikoi qeverinë dhe ironizoi kryeministrin, duke thënë se “mund të bëjë edhe një katërputrosh ministër”.
Sipas tij, gënjeshtra më e madhe në programin qeveritar është premtimi për mirëqenie, ndërkohë që shqiptarët po largohen masivisht nga vendi.
Deputeti i PD Belind Këlliçi: Duhet të dëgjohen deputetët e opozitës në parlament, sepse deputetët janë votuar nga qytetarët e Tiranës dhe të Shqipërisë. Ne kemi depozituar këtë kërkesë për mocion për debat. Jam skeptik se mocioni do miratohet. Ne jemi të prerë në grup, që kur të ketë një seancë normale, do të mbajmë fjalimet tona, që kishim përgatitur. S’mund të rrimë si idiotë të shohim një avatar.
Kryeministri ndoshta ëndërron që edhe opozitën ta kthejë në avatar. Ai ndoshta bën një qen ministër, edhe pse unë i kam qejf kafshët, dhe mund të thotë se katërputrorshi do prezantojë programin e qeverisë. Unë dua të flas për korrupsionin, shpopullimin, dhe për rrenën e madhe në atë program, ‘mirëqenien për shqiptarët’, kur në fakt të gjithë po ikin nga vendi, nga situata e rëndë ekonomike.
© BalkanWeb