Enigma e Këlliçit për garën në Tiranë: Kandidati i PD nuk duhet të jetë partiak, ja kushti që duhet të plotësojë

Deputeti i PD, Belind Këlliçi, i ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News 24 tha se opozita duhet të zgjedhë kandidat për Bashkinë Tiranë, një individ që ka rekord publik, dhe sipas tij jo partiak.

Ai tha se PD ka përcaktuar axhendën e takimeve që sipas tij, do të konsultohen me të gjithë aleatët, sipas tij, qoftë edhe parti jo parlamentare.

Këlliçi: Sot është bërë njoftimi publik nga z.Berisha. Sot kemi pasur një mbledhje së bashku me z.Alimehmetin dhe Noka. Kemi përcaktuar një axhendë takimesh në javët që vjen. Fillimisht partitë parlamentare, më pas edhe me partitë jo parlamentare pse jo edhe me përfaqësues të shoqërisë civile, për aq pak shoqëri civile që ka mbetur.

Sepse në pjesën dërrmuese është shuar apo kontrollohet nga maxhoranca.

Dhe më pas me të gjithë do të kemi një konsultim qoftë edhe me z.Berisha edhe me pjesën kryesore të atyre forcave politike opozitare, që kemi takuar për të  arritur një emër konsesual. Unë si Belind ne duhet të shkojmë në një garë, ku garohet për pozicionin e dytë më të rëndësishëm politik në vend.

Ne do duhet të kemi një kandidaturë politike, por jo partiake. Do të duhet të jetë një njeri politik, një njeri që të ketë rekord publik.

© BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×