Letra e ndjerë e një nëne që humbi jetën nga tumori: Shefja e laboratorit të QSUT më dërgoi në privat, analizat nuk…

Në emisionin “Kjo Javë” u publikua letra e një paciente me tumor, e cila sot nuk jeton më.

Gazetari Osman Stafa i cili e ka gjetur këtë denoncim të pacientes së diagnostikuar me kancer të gjirit në vitin 2020, në arkivën e QSUT dhe mes rreshtash, ajo ka denoncuar trajtimin e keq të pacientëve nga ana e punonjësve të laboratorit.

Letra
Letra

Në letër, pacientja e ndjerë i drejtohet drejtuesve të lartë të QSUT duke kërkuar shpjegim se si lejojnë që tu vonohen analizat më të rëndësishme që përcaktojnë terapinë, sic i ndodhi asaj.

Në letër gruaja tregon se u diagnostikua në 2020, dhe sipas procedurës ka bërë biopsinë ku doli me kancer.

“Laboratori kishte harruar të më bënte analizën që tregonte përhapjen e kancerit dhe nisjen e terapisë.

U kthyem në laborator për analizën dhe ata me sjellje arrogante na tha që mos na mësoni, se ata që na kërkonin këtë analizë janë perversë.

Ata na thanë se kjo analizë nuk bëhej dot për momentin se duhet të bëhej tenderi, ndaj duhet ta bënin në privat dhe duhet ta bënim në një klinikë pranë vila Gold rruga e Dibrës. I kërkova me shkrim të ma jepte se shteti nuk ma bën këtë analizë, ajo më nxorri jashtë nga zyra.

E rënduar nga sëmundja i thashë se si mund të tregoheshit kaq indiferente ndaj fatkeqësisë së tjetrit pasi këtë gjë të ma thonin që kur mora përgjigjen e biopsisë.

Përballë faktit të kryer, e kreva analizën tek klinika “Zoja e Këshillit të mirë dhe përgjigjia që mora  më tmerroi. Nga grada e tretë unë dola me gradën e dytë të tumorit. U tmerrova se si na trajtojnë, duke na mjekuar gabim”, shkruante pacientja e ndjerë në letrën e saj.

Në fund, gazetari Osman Stafa ngre pyetjen; Shefja e laboratorit të biopsisë në QSUT, Majlinda Ikonomi, ca lidhje ka me laboratorin privat “LDM”? Në dijeninë time, ajo punon aty dhe çon pacientë nga QSUT tek klinika private.

© BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×