44-vjeçari italian u vra me armë zjarri, policia njoftim zyrtar: U gjet pa shenja jete pas mesnatës, dyshohet se…

Policia e Tepelenës ka dhënë një njoftim zyrtar në lidhje me vrasjen e një shtetasi italian në zonën e Salarisë.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, rreth orës 00:30 të mëngjesit të sotëm, në vendin e quajtur “Dilan”, është gjetur pa shenja jete në rrugë shtetasi italian E. S., 44 vjeç, banues në Tiranë. Dyshohet se ai është qëlluar me armë zjarri.

Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Policisë kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur veprimet e para hetimore. Po ashtu, është ngritur një grup i posaçëm hetimor, i cili nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes, dokumentimin ligjor dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit ose autorëve të dyshuar.

Ndërkohë, kontrollet në terren janë shtuar ndjeshëm. Policia, në bashkëpunim me strukturat e Drejtorive Vendore të Policisë në Fier dhe Vlorë, po vijon kontrollet në zonë dhe në ambiente të ndryshme që mund të kenë lidhje me ngjarjen, ndërsa janë ngritur postblloqe për të parandaluar largimin e mundshëm të autorit.

Ngjarja ka tronditur komunitetin lokal dhe ka sjellë një reagim të shpejtë të autoriteteve për zbardhjen e plotë të motivit dhe rrethanave të krimit.

© BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×