Sulmuesi i Barcelonës, Lamine Yamal, e ka gjetur veten sërish në qendër të kritikave. Jeta personale e talentit të katalanasve vijon të prodhojë lajm, ndonjëherë më shumë sesa ajo që Yamal jep në fushë.
E ftuar në podcastin “En todas las salsas”, influencerja 30-vjeçare Fati Vazquez ka thënë se jeta e Yamal nuk është aspak normale për një futbollist. Vazquez, e cila është shoqëruar disa herë me lojtarin, thekson se lojtari nuk po këshillohet si duhet nga njerëzit e afërm.
“Lamine Yamal nuk është kaq i përulur. Kam dalë me të dhe nuk besoj se është këshilluar mirë. Kam takuar rrethin e tij të ngushtë dhe, duke gjykuar nga mënyra si po e drejtojnë, nuk besoj se po e këshillojnë siç duhet ose se po merr vendimet e duhura.
Nuk mendoj se është normale të bësh ato gjëra në moshën e tij, përveç faktit që në 17 vjeç shkonte tashmë në diskoteka, në festa, ose që në 17 vjeç ka marrë 10 vajza në një jaht në Ibiza. Agjenti i Lamine-s mban një kalendar për të, duke organizuar ditët e tij me vajzat me të cilat del. Lamine ka një kalendar vajzash”.
© BalkanWeb