Një shtetas është shpallur në kërkim nga Policia e Tiranës pasi dyshohet se ka vjedhur një shumë parash në një subjekt.
Blutë po punojnë për kapjen e tij.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
Njoftim i Policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit Nr. 6 referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin M. V., pasi dyshohet si autor i vjedhjes së një shume parash në një subjekt. Punohet për kapjen e tij.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
© BalkanWeb