Nikoll Lesi: Kush është pasadhësi i Ramës në PS… Meta rrezikonte t’i merrte Berishës opozitën

Botuesi i gazetës “Koha jonë”, Nikoll Lesi, i ftuar në emisionin “Kjo Javë” me Nisida Tufën në News24, foli për aktualitetin politik.

Ai u pyet ndër të tjera se kush është politikani në PS, që mund të konsiderohet pasardhës i Edi Ramës. Sipas tij, në PS-në aktuale, askush nuk e konkurron, pasi pas tij, për numrin dy të partisë, janë 100 vende bosh.

Sa i takon kampit opozita, Lesi bëri një deklaratë enigmatike sa i takon raporteve Berisha-Meta. Ai tha se kreu i PL rrezikonte t’i merrte kryedemokratit drejtimin e opozitës, por kjo tanimë nuk mund të ndodhë pasi Meta ndodhet në burg.

Pjesë nga intervista

Nisida Tufa: Ku po gabon Rama?

Nikoll Lesi: Ka shumë gabime, por problemi është kjo opozitë që nuk ngjall besim. Unë dua opozitë tjetër që më nxjerr edhe mua në protestë.

Nisida Tufa: Thamë për Berishën që duhet të hapë krahun…

Nikoll Lesi: Të hapë krahun. Ka militantë pas tij.

Nisida Tufa: Kush mund të ishte një pasardhës i Ramës? Veliaj e konkurronte…

Nikoll Lesi: Kandidat i mundshëm që mund t’ia merrte opozitën Berishës ishte Ilir Meta, por e futën në burg.

Nikoll Lesi: Pasardhës i Ramës në PS? Nuk e di, është e vështirë. Është Edi Rama i pari, ka 100 vende bosh, pastaj vjen i dyti.

BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×